
Përmbytje në Durrës
Lagja nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës është gjithashtu e prekur nga përmbytjet.
Në një parkim nëntokësor të një godine, uji ka depërtuar dukshëm dhe vazhdon të ketë prurje. Në pjesën e jashtme, situata vijon e njëjtë si në shumë rrugë të qytetit.
Automjetet janë plotësisht të bllokuara e të mbuluara nga uji. Gjithashtu shihet se kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.









