Përmbytje masive në Australi, urdhër për evakuimin e 50.000 njerëzve në Sidnei

Përmbytje masive në Australi, urdhër për evakuimin e 50.000 njerëzve në Sidnei

Përmbytje në Australi,

Rreth 50.000 qytetarëve në Sidnei të Australisë u është kërkuar të avakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak që përmbytjeve masive që goditën qytetin për herë të tretë brenda vitit.

Për katër ditë me radhë, qyteti më i madh në Australi është përballur me reshje ekstreme që kanë çuar në përmbytje masive.

Rrugët janë bllokuar, disa shtëpi janë zhytur nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.

Përmbytjet e përhapura në të gjithë Australinë kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit, shumica në Uellsin e Ri Jugor (NSW).

Përveçse në Sidnei ku janë lëshuar 100 urdhra evakuimi, qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t'u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj janë gati të vërshojnë nga rritja e nivelit të ujit prej reshjeve.

Reshjet e shiut në Sidnei pritet të fillojnë të zbuten të martën, por parashikohen edhe erëra të forta, të cilat sjellin rrezikun e rënies së pemëve dhe linjave të energjisë elektrike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brut: 05/07/2022 16:15

    Te bgrihen ne proteste kunder qeverise qe nuk mori msa kunder shiut....???????????????? si ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë