Italia është përfshirë nga përmbytje masive, ku 3 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë raportohen të zhdukur në Toskana. Mediat italiane kanë ndarë një video në Prato, ku vërshimi i lumit Bisenzio përmbyti spitalin Santo Stefano dhe uji arriti në bodrum dhe një pjesë të katit përdhes.

Sheshi i stacionit qendror është i mbyllur dhe gjithashtu është i përmbytur. Në territorin e bashkisë Prato ka fshatra të tëra të përmbytura.

Ngado janë raportuar përmbytje të shtëpive në katin përdhes dhe në garazhe apo bodrume. Shumë makina u morën nga rryma e ujit. Dyshohet se lumi mund të fryhet dhe të vërshojë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Kryebashkiaku Matteo Biffoni u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

Stuhi dhe reshje, 5 viktima dhe 6 të zhdukur në Toskana të Italisë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe pezullohet mësimi (VIDEO)