DURRËS - Reshjet intensive te shiut të mbrëmjes së të mërkurës kanë rikthyer përmbytjet në rrugët e qytetit të Durrësit, teksa këtë herë përveçse dëmeve kolosale fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë.

Mësohet se 15-vjeçari me inicialet A.K banues të lagjen 16, rrugët e së cilës ishin të përmbytura nga uji ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa një tel përcjellës i energjisë ishte shkëputur nga shtylla dhe kishte rënë në ujë si pasojë e motit të keq.

Mësohet se adoleshenti ka hasur në mënyrë të pavullnetshme në fijen e korrentit dhe kjo ka rezultuar fatale për të riun, i cili pavarësisht ndihmës së kalimtarëve të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.