Stuhi të fuqishme dhe përmbytje kanë goditur jugun e Francës, ku të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ky është bilanci i ngjarjes që ka nxierrë një zyrtari i qeverisë franceze ndërsa si pasojë e stuhisë kanë mbetur pa energji elektrike rreth 35 mijë shtëpi në Nicë dhe 14 mijë në Kanë.

Tre persona të moshuar u mbytën në shtëpinë e tyre afër qytetit Antibes, ndërsa 5 të tjerë raportohet të kenë vdekur pasi mbetën të bllokuar teksa përpiqeshin të parkonin automjetete e tyre. Lumi i Brague doli nga shtrati dhe ujërat e tij vërshuan në zonat përreth. 

france

Mbrëmjen e së shtunës, stuhi të forta, shira të rrëmbyer dhe përmbytje përfshin Cote D’Azur, mes Nisës, Kanës dhe Antibe, në Francë.

Riviera francez  shtrihet në brigjet e Detit Mesdhe, në kufi me Italinë. Në Nicë, siç raporton BBC- në vetëm dy ditë ka rënë 10 % e shirave që rregjistrohet përgjatë vitit.

Presidenti i Francës Francois Hollande ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka shprehur solidaritetin e tij për të prekurit nga përmbytjet.

Qindra pasagjerë  kanë mbetur të bllokuar në tren, ndërsa dhjetra rrugë e autostrada  janë përmbytur përgjatë Cannes, Antibes, Mandelieu-la-Napoule, Villeneuve-Loubet e Nizza. Në aeroportin e Nicës, janë bllokuar rreth 500 persona.


france permbytjet


france

permbytje france

 Foto të tjera