Përmbytje në Itali, mot i keq ‘pushton’ Siçilinë! Prezencë uji në disa shtëpi dhe dyqane në Messina! Makina bie në humnerë

Përmbytje në Itali, mot i keq ‘pushton’ Siçilinë! Prezencë uji në disa shtëpi dhe dyqane në Messina! Makina bie në humnerë

Makina ra në një humnerë në Barcellona Pozzo di Gotto

Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike shfaqet zona e Mesinës dhe Sicilisë. Në orët e pasditës, nisi stuhi me reshje shiu që preku Barcellona Pozzo di Gotto, Milazzo, Terme Vigliatore.

Uji ka vërshuar brenda dyqaneve dhe shtëpive ndërsa rrugët janë me baltë dhe mbeturina. Nga ana tjetër njerëzit janë bllokuar në shtëpi apo makina. Një automjet raportohet se ra në një humnerë në Barcellona Pozzo di Gotto.

Qendra më e madhe tregtare në pronvicën e Messina u pushtua nga uji. Për shkak të motit të keq, u mbyll edhe një pjesë e autostradës Palermo-Messina. Gjithashtu në Milazzo, dhjetëra familje u bllokuan në shtëpitë e tyre pas shembjes së një muri.

Vështirësi të mëdha pati edhe në Terme Vigliatore, ku disa bodrume u përmbytën dhe shumë shtëpi u pushtuan nga uji.  Vullnetarët nga Nois 893, nga Sant'Agata Militello, shpëtuan një të moshuar që kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij për më shumë se një orë. 

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Rreth një javë më parë, Italia u përfshi nga reshjet e shiut që shkaktuan rrëshqitje dheu dhe i morën jetën 7 personave.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?