3100 hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Lezhës ku më i prekur është Kurbini. Qindra banesa janë të rrethuara nga uji. 10 familje janë evakuuar, 2 në Lezhë dhe 8 Kurbin.
Banorët e Laçit fajësojnë Bashkinë Kurbin, për neglizhencë dhe dështim të investimeve në dy përrenjtë kryesorë.
“Laçin e ka përmbyt bashkia, sepse një përrua që ka të njëjtën prurje 100 metra me tej, e kanë bërë 5 metra të gjerë, ky përroi ka prurje më shumë është bërë sa gjysma e tij. Dëme komplet baltë hidhen inertet vend e pa vend. Dhe kjo vetëm e bashkisë. Përroi është në të njëjtë vrimë, kjo nuk është ndryshuar është bërë investim me gjysmën e kapacitetit. kjo është fakt konkret SPAK-u vetëm t’i kapë si Maduro”, thotë një banor.
Përballë situatës që po përjetojnë vetëm një muaj nga përmbytjet e mëparshme, banorët e fshatit Gjorm, protestuan duke bllokuar rreth 1 orë rrugën nacionale Laç-Mamurras. Sipas tyre, gjithçka është pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese.
“Kemi 20 vjet, një avaz kemi sa herë bie shi. Kanali ka mbi 20 vjet nuk është larë asnjëherë. Skavatorin e kanë sjellë mbrëmë në 8 të darkës. As drita as ujë asnjë gjë. Të na e bëjnë këtë dreq rruge.
Kemi tre dite s'kemi ku dalim, jemi 300 shtëpi mbi 2000 njerëz të bllokuar.
Situata është përsërit nga 4-5 vjet. Asnjë lloj ndërhyrje përveç ca kemi bërë vetë çunat me lekët tona. 100 metra rrugë sa me kalu komuniteti. Dëmtohet nga reshjet dhe del kanali i madh pa pastru këtu
Këtu nuk shihet një kryetare e bashkisë qysh dje. Dëme ka bo, si është bërë rruga. Kemi thirr nuk ka ardhur askush, kemi dale me kazma me lopata
Prap pas një muaji ndodh e njëjta situatë, asnjë bordurë nuk është bërë, nuk është marrë asnjë lloj mase as pastrim, një makinë cakull nuk është hedhur. uji 1 metër e gjysëm uji mbi rrugën nacionale
Po të ishte pastruar gryka e kanalit në përmbytjen e parë nuk do ishte përmbyt.. është bërë me ik nga ky vend”, thonë banorët.
Në mbështetje ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, i cili u shpreh se Kurbinin e kanë lënë në mëshirë të
Banorët kanë dalë kanë bllokuar kanalin e madh që të mos përmbyste fshatin me karroca me thasë. bordi kullimit nuk duket ne asnjë vend hedhin naftë mjeteve të tyre dhe nuk bëjnë asnjë punë
Në fshatin Adriatik, mbi 20 familje janë izoluar në banesat e rrethuara nga uji. Ndonëse dy hidrovoret në këtë fshat, punojnë me kapacitet të plotë, uji ka mbuluar rrugët dhe fushat e mbjella.
Në qytetin e Lezhës, uji është tërhequr nga disa lagje. Përmbytja ka dëmtuar fushën e stadiumit Besëlidhja, e mbuluar plotësisht nga uji. Në Krujë, lumi Ishëm është tërhequr në shtrat, por mbeten nën ujë tokat bujqësore në fshatin Bilaj, Murqinë dhe Mallkuç ku nuk funksionojnë kanalet kulluese.
Reshjet e shiut që kanë rënë në qarkun e Lezhës gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në banesa dhe në toka bujqësore në Kurbin.
Në pamjet e siguruara me dron në kufirin mes Kurbinit dhe Krujës, shihet se sipërfaqe të tëra tokë bujqësore janë mbuluar totalisht nga uji, ndërsa banesat janë përmbytur.
Komente










KUSH E KA PER DETYRE TE PASTROJE KANALET..?????
Përgjigju