Reshjet e dendura të shiut të rënë orët e fundit në vendin tonë, kanë sjellë problematika në Shkodër.
Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa uji deri në 150 cm lartësi, 8 shtëpi të përmbytura. Në total në të gjitha njësitë administrative 137 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkaq 4,050 hektarë tokë janë nën ujë.
Niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, por ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme.
Bilanci për disa njësi:
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë
1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.
Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambjentet e brendshme.
Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen "Malsorët e Mullinit" është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.
SPZ e zonës në gatishmëri.
Qendrat shendetësore në gatishmëri.
Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.
Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021
-Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
-1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 9.
-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
-Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
-Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri.
Qendrat shendetësore në gatishmëri.
Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.
Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.
Ndërsa situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina fatmirësisht nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 600 hektarë tokë janë nën ujë.
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 12.02.2021
-Rritje e nivelit të ujit me rreth 10 cm.
-Tokë e përmbytur total 600 ha.
-Shtëpi të permbytura nuk ka.
-Prezencë uji në 70 shtëpi.
-Qendra shendetësore në gadishmëri.
-SPZ në gatishmëri.
-Energji elektrike për momentin ka.
-Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit 30 cm.
-Mjeti i ushtrisë në dispozicion i dislokuar tek Hidrovori Dobraç.
-Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.
Sipas bilancit nga bashkia Shkodër në Nj.A. Velipojë nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 8 banesa kanë prezencë uji në oborre.
Gjithashtu 350 hektarë tokë janë të përmbytura, kryesisht fshatrat Luarz, Ças , Baks i Ri dhe Rec i ri.
Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00
-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Rec i ri
-Nuk ka shtëpi të përmbytura.
-Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.
-Ka furnizim me energji elektrike.
-Qendrat shëndetësore në gadishmëri.
-Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.
Lajmi kryesor: