Përmbytjet bashkojnë PS,PD e
LSI, Rama:Situatë e frikshme
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji.
Situata kaotike e krijuar nga reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit ka bashkuar politikën shqiptare. Përfaqësues të partive kryesore në vend janë bashkuar këtë paradite në qytetin e Fierit, ku gjendja paraqitet tepër e rënduar, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, i cili ka përmbytur shumë zona në Fier dhe Vlorë.
Kreu i Kuvendit,
Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji. Ndërkohë, ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se situata ishte e frikshme dhe kaloi parashikimet.
"Ishte shumë e frikshme situata pasi faktikisht e kaloi 2015 përtej parashikimit. Tani duke u nisur nga situata duhet që të vazhdojnë ndërhyrjet aty ku fatikisht identifikohet me domosdoshmëri”, tha Rama.
Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, dhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Kryebashkiaku Subashi tha se ka më shumë prurje nga lumi se një vit më parë.
“Ka prurje më shumë se një vit më parë, por situata është më e qetë”, tha Subashi. Nga ana tjetër, Prençi deklaroi se sot pritet që situata të përmirësohet. “Hidrovorët kanë qenë në gatishmëri. Sot shpresojmë që situata të përmirësohet”, theksoi kreu i EC.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, foli për Report Tv nga ‘Ura e Mifolit’, ku tha se situata pritet të përmirësohet duke filluar nga mesdita e sotme. Subashi deklaroi se pas orës 15:00 niveli i ujit do të fillojë të bie dhe situata do përmirësohet.
“Situata krahasuar me vitin 2015 është shumë më e mirë. Situata do fillojë duke u përmirësuar pas orës 13:00-14:00, dhe besoj që pas orës 15:00 do fillojë të bie niveli i ujit dhe situata besoj do përmirësohet. Më e keqja do të kalojë. Janë evakuuar të gjithë banorët në rrezik”, tha Subashi.
(Deputetët Shezai Rrokaj i LSI dhe Luan Baçi i PD tek 'Ura e Mifolit')
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52