Përmbytjet, Beqaj: Spitalet po
furnizohen me ujë, s'ka probleme

Përmbytjet, Beqaj: Spitalet po<br />furnizohen me ujë, s'ka probleme
Ministri i Shëndetësisë tha sot se spitalet po furnizohen normalisht me ujë dhe nuk ka asnjë problem pas shkëputjes si pasojë e përmbytjeve të dy ditëve të fundit.
Mungesa e ujit sipas ministrit nuk solli asnjë pasoje, urgjenca u garantua si dhe të gjithë pacientët që kishin seancën e dializës uji është në dispozicion.

Ministri Beqaj duke folur për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm, tha se janë rreth 32 milionë euro të cilat do të ndihmojnë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. 

“Projekti bazohet në disa objektiva konkretë. 8 milionë euro parashikohen të shpenzohen për fuqizmin e shërbimit mjekësor në pediatri. Me këtë financim për pediatrinë vetëm në QSUT do të ketë përmirësime të disa shërbimeve kryesore”, nënvizoi Beqaj.

Në fjalën e saj, Përfaqësuesja e BB për Shqipërinë, theksoi se “është shumë e rëndësishme që çdokush në Shqipëri të ketë akses të shërbimeve shëndetësore dhe pavarësisht se çfarë backgraundi ekonomikë kanë ata”.

“Një nga projektet e rëndësishme të Bankës Botërore është edhe projekti i shëndetësisë në Shqipëri dhe BB ka kontribuar shumë për këtë projekt , suksesi i çdo projekti janë njerëzit që janë pas këtij projekti”, tha Sayed.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar