LIBRAZHD- Shirat e dendur që pushtuan vendin pak ditë më parë kanë lënë jo pak pasoja!

Në aksin rrugor Librazhd, që të çon në pikën turistike Fushë-Studen, asfalti ka pësuar një çarje duke u bërë burime aksidenti i rrezikshëm për shumë drejtues mjetesh.

Siç shihet në pamjet që sjell gazetari Ronaldo Gjoshi, asfalti është fryrë, teksa mësohet se deri më tani nuk është marrë masa për rregullimin e këtij problemi.

Gjithashtu mësohet se në këtë aks ka pasur edhe rrëshqitje dherash, duke ndikuar negativisht për banorët e zonës nisur nga fakti që është një vend turistik e frekuentohet nga dhjetëra turistë.