Banorët e përmbytur gjatë viteve 2010-2011 në qarkun e Shkodrës kanë protestuar përsëri ditën e sotme. Protesta e radhës ka qenë me bllokimin e aksit nacional Shkodër-Tiranë për disa minuta dhe ky ishte edhe shkaku që ata janë përplasur me policinë e shtetit. 

Banorët e përmbytur kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe për këtë ata kanë disa vite që presin të merren në konsideratë kërkesat e tyre nga qeveria e mëparshme dhe ajo aktuale. 

E ndërkohë protestuesit i bëjnë të ditur qeverisë se përgjigjen e kësaj zone do ta marrë me 21 Qershor, nëse ata nuk do të marrin dëmshpërblimin e tyre. 

Kërkesat e banorëve do të vijojnë të jenë të njëjtat, dëmshpërblim për përmbytjet e vitit 2010-2011. Por paralajmërimi i tyre është se ata nuk do të jenë më kaq të qetë, por protestat e radhës do të jenë më agresive.

Gjebrea: 970 familje janë dëmshpërblyer nga përmbytjet 
Por zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea deklaroi se 970 familje kanë marrë dëmshpërblimin për përmbytjet. Në një deklaratë për shtyp nga ministria e Punëve të Brendshme, Gjebrea tha se qeveria e ka akorduar fondin për dëmshpërblimet e familjeve të prekura nga përmbytjet në jug të vendit në fillim të muajit shkurt dhe e ka dërguar në njësitë e qeverisjes vendore. Sipas saj, edhe pse është akorduar fondi shumë prej familjeve nuk e kanë marrë dëmshpërblimin. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)