Një padi e depozituar nga Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Bashkiak të PD, e ka çuar çështjen e përmbytjeve të Durrësit në SPAK. Kuçana, e cila kandidoi për deputete në Durrës, tha se ndërtimi 19 milionë eurosh i hidrovorit të qytetit ishte abuzim dhe paratë shkuan të familjarët e kryebashkiakes Sako e të tjerëve.
“Kam depozituar një kallëzim për znj. Emiriana Sako, për Bordin e Kullimit, për Minisrinë e Bujqëisë, për të gjitha institucionet që janë përgjegjës për përmbytjet e Durrësit. Ky është kallëzimi i dytë. Në 2025-n kam depozituar një tjetër kallëzim, ku i kam kërkuar SPAK-ut për t’u marrë me këtë ccështje.
Ai kallëzim ka kaluar për mos kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, e cila e ka larë me shishen e verës së Ergys Agasit 33 mijë euro dhe deri më sot unë nuk jam thirrur, dhe nuk kam informacion se ccfarë ka ndodhur me përmbytjet e 2025-s.
Rikthehemi te përmbytja e 2026.
Kemi një investim rreth 19 milionë për Hidrovorin. Vetë znj. Sako shkruante se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet. Ju e keni parë, që jo vetëm se Durrësi ka tre ditë nën ujë por këta kanë arritur të përmbytin edhe Gjirokastrën.
I bëj thirrje sot drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Brahos, të merret seriozisht dhe personalisht me këtë kallëzim. Jo nuk është përmbytje nga Zoti. Unë kam bërë përgjegjës pikërisht atë që mendon se është Zoti i shqiptarëve, Edi Rama.
Situata është shumë e rënduar. Qytetarë ndodhën nën ujë, investimi i gjithë jetës ndodhet nën ujë. Sa familja janë larguar dhe kanë lënë pasurritë e tyre. Tenderat dhe paratë e durrsakë kanë shkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për familjarët e Emiriana Sakos, z. Kovaçi dhe të tjerëve”, tha Kuçana.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Durrës me 1 viktimë, Prokuroria nis hetimet për 3 vepra penale! Shkak edhe kanalet e bllokuara, dyshime për hidrovorin
Komente












