VLORE - Përmbytjet në jug kanë shkatërruar jetesën e disa banorëve, por familja Meminaj e cila jeton në fshatin Akërni të Vlorës vuan edhe për bukën e gojës.

Pa strehë dhe pa asnjë të ardhur, kjo familje është në mjerim të plotë. Në strehëzën e tyre  mungon çdo gjë jetike dhe tre fëmijët flenë në dyshemenë e ftohtë dhe me lagështirë. Kjo godinë që nuk mund të quhet as shtëpi nuk ka çati dhe çdo gjë që bie jashtë hyn brenda.

Arta Meminaj rrëfen vuajtjet e saj dhe shqetësimin kryesor për 3 fëmijët e saj si dhe bën apel për ndihmë.

Genci, kryefamiljari thotë se i duhet të dalë çdo ditë për të mbledhur kanaçe e bidona për të mbajtur me frymë tre fëmijët e tij.

E si të mos mjaftonte mjerimi, vajza 12 vjeçe Sandra, vuan edhe nga probleme mendore. Familja Memiaj nuk ka marrë asnjëherë përkrahje apo ndihmë nga shteti për këtë vogëlushe.

Pas raportimit të kësaj gjendje nga A1Report në drejtorinë e shërbimeve sociale, drejtoresha Ines Stasa ka vizituar familjen Meminaj, ku ka shpërndarë ndihma për 5 anëtarët e saj. Ajo premtoi se do të angazhohet personalisht për këtë familje, për ndihmë dhe veshmbathje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)