Përmbytjet, fermerët e Lezhës kërkojnë dëmshpërblim

Pasojat e përmbytjeve të janarit janë ende prezent në Fushën e Torovicës në Lezhë. Qëndrimi i ujit për disa ditë në kulturat bujqësore kë sjell dëme të shumta në këtë sektor.

"Janë përmbytur të gjitha të mbjellat, me grurë, jonxh, kanë degradu. Toka e Torovicës ka qenë më e mira e Shqipërisë, po nuk ndërhyri shteti tokat janë jashtë përdorimit", tha një fermer.

Gruri dhe jonxha janë kalbur, ndërsa fermerët thonë se bashkia e Lezhës nuk ka kryer ende verifikimin e dëmeve.

"Gruri dhe jonxha janë dëmtu të gjitha, po dalim piramidë me këto humbje", tha një tjetër fermer.

Gjatë dimrit u përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Fushën e Torovicës dhe Zadrimës. Bashkia e Lezhës thotë se ka ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve, por për shkak të procesit të vonuar fermerët kanë humbur shpresën se mund të dëmshpërblen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë