Dhjetëra hektarë tokë ndodhen nën ujë prej tre ditësh ne Spiten te Lezhes. Zona e përmbytur shtrihet rreth 150 hektarë, ku punojnë rreth 100 fermerë.

Në këtë sezon, ata kishin mbjellë grurë por edhe perime të ndryshme e bimë industrial.

Fermerët e zonës thonë se kjo është hera e katërt brenda vitit qe permbyten dhe humbjet për ta janë të mëdha.

"Prezenca e gjatë e ujit na ka dëmtuar dy herë të mbjellat, dhe ende nuk kemi marrë asnjë kompensim për dëmet e shkaktuara",- thotë një fermer.

Fermerët kërkojnë hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, ndërtimin e një sistemi te ri per evadimin e ujerave si dhe një plan kompensimi të qartë nga shteti për dëmet e përsëritura.

“Kërkojmë nga autoritetet të ndërhyjnë menjëherë, të na kompensojnë për humbjet dhe të marrin masa për të parandaluar përmbytjet e ardhshme",- thotë një tjetër fermer.

Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri sa të gjejnë një zgjidhje.