Përmbytjet/ Kryeministri Rama në Fier: Para disa vitesh këtu përmbytej gjithçka, falë investimeve s'ka dëme

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi zhvilloi sot një inspektim në zonën e Çërvenit, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit që kanë sjellë edhe përmbytje.

Rama tha se me një situatë të ngjashme reshjesh përmbytjet kanë qenë të mëdha vite të shkuara.

"Mbylleshin edhe tërë shtëpitë në Darëzezë, këto ishin të gjitha pishina.  Në këtë zonë ka qenë pishinë, gjithçka nën ujë.  Para 3 vitesh shikoje oqeanin ti këtu", tha Rama.  

Ndërkohë që  Subashi tha se Vjosa para tre vitesh doli dy herë brenda vitit. Në Facebook, teksa postoi videon, Rama shkroi se në atë zonë është bërë punë e madhe për vite me rradhë.

 ‘Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura ne forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e reshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve! Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe’- shkroi Rama në Facebook.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Foto nga lumi Shkumbin sot/ Rama: Falë zhbllokimit të kanaleve kulluese dhe rehabilitimit të argjinaturave s’ka më përmbytje si në të kaluarën

Kryeministri Edi Rama përmes disa fotove duke treguar gjendjen e shtratit të lumit Shkumbin gjatë ditës së sotme, edhe pas reshjeve të dendura gjatë dy ditëve të fundit ka treguar se aty nuk ndodhin më përmbytje si në të shkuarën edhe ku binte pak shi. Rama shkruan se përmes zhbllokimin e krejt infrastrukturës kulluese si edhe rehabilitimin e argjinaturave, lumi Shkumbin nuk përmbyt më fushat dhe arat rreth tij, edhe pse prurjet e ujit mund të jenë të mëdha.

“Në të shkuarën sasi reshjesh edhe më të pakta se sa këto të mëdhatë e ditëve të fundit, si rezultat i bllokimit shumëvjeçar të kanaleve kulluese dhe degradimit të argjinaturave, e nxirrnin Shkumbinin nga shtrati e i kthenin këto sipërfaqe në pasqyra ujore për ditë të tëra, duke shkaktuar dëme të mëdha. Kjo është pamja e Shkumbinit sot falë punës së madhe të bërë vitet e fundit, me zhbllokimin e krejt infrastrukturës kulluese si edhe rehabilitimin e argjinaturave”, shkruan Rama.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 10/01/2021 00:09

    BRAVO EDI RAMA,,,POR ARGJINATURAT E LUMEJVE TE BEHEN KU KA MUNDESI ME BETON APO BLLOQE BETONI ,,DHE ANES LUMEJVE DHE NEPER KODRA E MALE TE MBILLEN PEME,,SEPSE PEMET NUK LEJOJNE EROZIONIN E TOKES DHE RRESHQITJET E KODRAVE.PEMET THITHIN DHE UJIN E SHIUT DHE BEJNE TE MUNDUR QE LUMEJTE TE MOS NGARKOHEN ME SASI TE MEDHA UJI ..//ESHTE IMPERATIVE TE MBILLEN 10 MILION PEME QE TE RIKUPEROHEN DEMET E PALLOGARITSHME QE BERI PD ME CETEN E TYRE HAJDUTE DHE KRIMINALE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille