Qytetarët e Durrësit janë ngritur në protestë masive mbrëmjen e sotme pas përmbytjeve masive që kanë prekur qarkun gjatë ditëve të fundit.

Turma masive e qytetarëve është dyndur drejt dyerve të bashkisë teksa në kor brohorasin emrin e kryebashkiakes Emiriana Sako, të cilët i kërkojnë llogari për situatën aktuale. Mes tyre dhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Në ambientet e jashtme të bashkisë janë regjistruar dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë pasi po tentohet të aksesohen ambientet e brendshme.

Qytetarët në duar mbajnë pankarta me shkrime si “Kur korrupsioni del nga shtrati dhe hyn në shtëpitë e qytetarëve” ndërsa po kërkojnë vëmendjen e institucioneve lidhur me përmbytjet masive.

Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.