Përmbytjet me 11 viktima në Itali, vijojnë kërkimet për 2 të zhdukurit, mes tyre edhe një 8-vjeçar! Era e fortë 'merr me vete' anijen me 800 anëtarë në bord

Përmbytjet me 11 viktima në Itali, vijojnë kërkimet për 2 të zhdukurit, mes tyre edhe një 8-vjeçar! Era e fortë 'merr me vete' anijen me 800 anëtarë në bord

Pamje nga përmbytjet në Marche, Itali

Dhjetë persona kanë humbur jetën, 2 janë zhdukur dhe 50 janë plagosur nga përmbytjet masive në Marche në provincën e Ankonës në Itali.

Kërkimet për 2 personat që rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në Marche, mes tyre dhe një fëmijë 8-vjeçar, në provincën e Ankonës në Itali, vazhduan gjatë gjithë natës, por pa rezultat.

Zjarrfikësit kanë bërë një punë të pandërprerë, gjithashtu edhe për të ofruar ndihmë për të zhvendosurit, pasi shtëpitë e tyre u kthyen në të pabanueshme për shkak të ujit dhe baltës.

Ndërkohë shërbimi i ujit brenda banesave dhe bizneseve që ishin ndërprerë në zona të ndryshme që nga mëngjesi i djeshëm është rikthyer pjesërisht.

Zona e Marche u përmbyt nga reshje shiu, të cilat bien zakonisht në gjashtë muaj. Sipas të dhënave të publikuara nga CNR, kjo është stuhia më intensive e 10 viteve të fundit e shkaktuar, sipas të gjitha gjasave, nga vapa e jashtëzakonshme e verës.

“Ra shiu brenda pak orësh një e treta e shiut që bie normalisht në këto zona në një vit”, thotë kreu i Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Frikë në bord/ Era e fortë në Itali ‘merr me vete’ anijen me 800 pasagjerë, stafi i portit ‘kthehet’ në heronj, ja mesazhi falënderuar që iu dha në fund (VIDEO)

 

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Itali, ku si pasojë e motit të keq, anija e lundrimit "Viking Sea"  e cila po ankorohet si gjithmonë në port, si pasojë e erës së fortë që ka shkuar deri në 100 km/h ka lëvizur pozicion.  

Era e fortë e ka larguar nga kalata dhe është dashur të kryhet një ndërhyrje e përbashkët dhe e jashtëzakonshme nga Kapiteneria dhe teknikët detarë për ta bërë të sigurt. Mediat italiane shkruajnë se për të kuptuar se sa të vrullshme ishin erërat, thjesht mendoni për peshën,  48 mijë tonë dhe gjatësinë 227 metra të anijes. Gjatë operacioneve të rikuperimit nga disa rimorkiatorë, në bordin e anijes ndodheshin 800 pasagjerë. Shumë frikë, por pa dëmtime si për varkën ashtu edhe për njerëzit.

Në një shënim, porti i Ravenës ka falënderuar stafin.

“Një falenderim i përzemërt shkon për Autoritetin Portual, për pilotët, për pilotët e rimorkiatorëve dhe ankorimeve për reagimin e menjëhershëm të dhënë, duke mundësuar përballimin e një situate krejtësisht të jashtëzakonshme me siguri dhe shpejtësi. Faleminderit gjithashtu operatorit të terminalit dhe gjithë komunitetit të portit që kuptuan vështirësitë e krijuara për portin dhe për anijen e ankoruar në terminalin e pasagjerëve, për shkak të këtyre kushteve të jashtëzakonshme atmosferike”, shkruhet në shënim.

 

Ora 16:30
Moti i keq në Itali/ Gjendet i pajetë një prej të zhdukurve! 2 të tjerë ende në kërkim

1663425118_0913416090216b141e0174ab1af55dd4c7fd89019.jpg

Një nga 3 të zhdukurit në Itali si pasojë e motit të keq është gjetur si rezultat i orëve të tëra kërkime. Mediat italiane raportojnë se është gjetur trupi i pajetë, i cili mendohet të jetë 47-vjeçari nga Acervia, makina e të cilit u fjet të premten në lumin Misa. Ndërkohë, vijon të jetë i zhdukur Maia 8-vjeç dhe Brunella Chiù 56 vjeçe, e cila ishte në makinë me vajzën e saj.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje

Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje