Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ëshët solidarizuar me gjendjen katastrofike të përmbytjeve në Gjermani. Përmes një mesazhi Ruçi është është shprehur se 'Lokomotiva' politike e ekonomike e Europës do t'i kapërcejë pasojat e kësj fatkeqësie.

“Kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aletat të Shqipërisë. Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverisë dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore”, shprehet Ruçi.


Lajmi kryesor:

Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore, 120 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur në Gjermani! 11 persona humbin jetën në Belgjikë, preken edhe Luksemburgu e Holanda