Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore, 120 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur në Gjermani! 11 persona humbin jetën në Belgjikë, preken edhe Luksemburgu e Holanda

Vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku 120 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe 1300 të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për personat e prekur nga përmbytjet, më të këqija që ka parë vendi në dekada.

Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA, Joe Biden në Uashington DC, Merkel shprehu "ngushëllimet e saj më të thella" për të gjithë në të gjithë rajonin që kishin humbur të dashurit e tyre pas.

Megjithatë, Merkel paralajmëroi përkeqësim të situatës, ndërsa tha: "Kam frikë se do të shohim shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim".

Situata nuk duket se do të përmirësohet së shpejti, pasi sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu në Gjermani edhe gjatë kësaj të premte.

Sipas ekspertëve, shkak i këtij moti ekstre është ndryshimi i klimës, që pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Përmbytjet në Gjermani, Ministria e Jashtme: Deri më tani asnjë shqiptar i prekur nga situata e rëndë

Ministrja e Jashmtme ka regauar në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në Gjermani. Përmes një postimi në 'Facebook' MEPJ shkruan se deri me tani nuk ka asnjë shqiptar që ëshët prekur nga kjo situarë.

Ndër të tjera MEPJ iu bën thirrje të  gjithë shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër të kontaktojnë me ambasadat e vendit tonë në këto numra:

Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë:  + 0032485401237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159

Ambasada e RSH-së në Zvicër:  +41774099729

Ora 10:50
Përmbytjet me 120 të vdekur në Gjermani, solidarizohet Ruçi: 'Lokomotiva'  e Europës do t’i përballojë pasojat e fatkeqësisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ëshët solidarizuar me gjendjen katastrofike të përmbytjeve në Gjermani. Përmes një mesazhi Ruçi është është shprehur se 'Lokomotiva' politike e ekonomike e Europës do t'i kapërcejë pasojat e kësj fatkeqësie.

“Kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aletat të Shqipërisë. Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverisë dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore”, shprehet Ruçi.

Ora 10:48
Përmbytjet dramatike në Gjermani, Basha: Ngushëllime familjeve të viktimave! Shqiptarët në solidaritet të plotë me të prekurit dhe autoritetet

Kreu i PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Me një postim në Twitter, Basha i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa thotë se PD dhe shqiptarët janë në solidaritet të plotë me të prekurit dhe autoritetet.

"Ngushëllimet e ime shkojnë për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore. Partia Demokratike shqiptare dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetë dhe për t'u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike", thotë Basha.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja