Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ngriti si shqetësim dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Berat dhe jo vetëm. Bozdo ka kërkuar nga qeveria dëmshpërblim 100% të fermerëve.
“Situata në Berat pa përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë të përmbytura. Për fat të keq fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti. Problem janë sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionojnë. Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave të cilët nuk rezistuan. Infrastruktura kulluese në mëshirë të fatit, Argjinaturat të ndërtuara me cilësi të dobët. Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. Fermerët duhet të dëmshpërblehen. Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë, i përbuzur e për ta kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe ju kërkojnë votën. I bëj thirrje qeverisë për dëshmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara.”, tha Bozdo.
Lajmi kryesor:
Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar











