Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë për lehtësimin e dëmeve

Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë për lehtësimin e dëmeve

Bashkia e Tiranës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive të javëve të fundit.

Reshjet masive të muajit maj 2023 në rajonin e Emilia Romagna, Itali, kanë shkaktuar fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda. Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një kohë të shkurtër, duke nxjerrë nga shtrati lumenjtë që kalojnë në këtë rajon, ka sjelle si pasojë dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në komunat Forli, Cesena e Ravena.

Këto reshje kanë shkaktuar humbjen e jetës për 15 persona, si dhe dëme të shumta në banesa, ura, rrugë dhe në disa biznese, të cilat janë përmbytur nga uji dhe balta. Popullsia e dëmtuar është mbi 23 mijë banorë, një pjesë prej të cilëve janë evakuuar nga autoritetet dhe të tjerët janë transferuar tek të afërmit e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cncj: 02/06/2023 10:29

    E lehte te dhurosh dhe te besh propagande me parate e taksave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar

Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar