Kreu i emergjencave civile Haki Çako në një prononcim për mediat në fshatin Hasturkas të Fierit tha se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim- shpëtimit për dy barinj të cilët kanë mbetur në zonë të hapur ku ka prezencë uji.
Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik , për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.
“Jemi në veprim për të identifikuar se ku janë dy barinjtë që shërbejnë për ruajtjen e bagëtive në derdhje të lumit. Kanë pas kontakte me familjarët e tyre, por për shkak të baterisë së telefonit kontaktet janë ndërprerë. Po presim të instalojmë një dron termik që të lokalizojmë vendodhjen e tyre. Prej disa orësh nuk ka asnjë informacion për barinjtë”, tha Çako.
Lajmi kryesor:
Çahet argjinatura e Semanit, 3500 hektarë tokë e mbi 20 banesa nën ujë! Pamjet me dron nga përmbytjet në Fier











