Rajoni i Emilia Romagnas në Itali po vuan pasojat katastrofike që lanë pas përmbytjet e javës që shkoi, si pasojë e të cilave humbën jetën 14 persona. Mediat italiane raportojnë se përgjatë ditëve të emergjencës ekipet e emergjencës kanë kryer 5 mijë ndërhyrje për t;ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Aktualisht në rajonin e prekur janë të angazhuar në terren 879 punonjës të shërbimit zjarrfikës të angazhuar në Emilia Romagna, ku shumica e tyre janë përqendruar në Forli dhe ravena që mbeten ende në situatë kritike, dhe janë më të goditurat.
Në Forli banorët e një pallati u evakuuan, për të krijuar një dalje në autostradë. Megjithatë autoritetet sugjerojnë që të shmanget lëvizja me makina në provincën e Forlisë. Po ashtu edhe në Cesena e ravena lëvizja në rrugë është e pamundur për shkak se ka ende ujë dhe baltë. Por policia bën thirrje që të shmanget lëvizja e makinave, për t’u lënë rrugë të lirë mjeteve të emergjencës që lëvizin në zonë.
Pas kthimit nga samiti i G7 në Japoni, kryeministrja Giorgia Meloni vizitoi zonën e shkatërruar mes Ravennës, Forlisë dhe Faenzës dhe premtoi përgjigje të menjëhershme. “Qeveria është këtu. Ishte një tragjedi, por është një rast për të rilindur edhe më të fortë” tha Meloni nga Emilia Romagna. Ajo përjashtoi vënien në dispozicion të fondeve të emergjencës, edhe pse u shpreh se ishte e ndërgjegjshme se duhen shumë fonde për të riparuar dëmet.
Sipas përllogaritjeve të deritanishme dëmet nga përmbytjet në Itali përllogariten deri në 5 miliardë euro. Përveç dëmeve të mëdha në të mbjella në sektorin bujqësor, pasojat janë të shumta në rrugët e bllokuara dhe urat e shembura, magazinat e përmbytura, makineritë e dëmtuara, dhe hotelet që kanë pësuar anulime për prenotimet e regjistruara.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.1%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2838
Lajme të tjera
-
FOTO+VIDEO/ Itali, Autobusi bie nga mbikalimi në Mestre dhe përfshihet nga flakët! 21 viktima, mes tyre 1 fëmijë! 15 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë
3 Tetor, 21:11
-
Itali/ Ra nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë, 1-vjeçarja shqiptare në luftë për jetën
3 Tetor, 19:08
-
Nuk paguan faturën prej 8800 eurosh, çifti arratiset nga dasma luksoze ne Itali
3 Tetor, 18:37
-
Stuhia 'Daniel' në Libi, të mbijetuarit ende në kërkim të të afërmve të tyre të zhdukur, rrëfimet prekëse të tyre
3 Tetor, 17:52
-
Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike, ata që nuk respektojnë vendimin rrezikojnë gjobë deri në 5000 euro
3 Tetor, 15:45
-
‘Meloni, nuk je e mirëpritur në Torino’! Shoqërohet me tension protesta e studentëve në Itali! Kërkojnë ulje të çmimit të qirave
3 Tetor, 13:07
-
Papa sugjeron që Kisha Katolike mund të bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë
3 Tetor, 08:44
-
Vrasja e shqiptares nga burri në Itali, vajza: I thashë babait se dashuria s'është me detyrim! Mikja: E ndjente se do ta vriste, më tha ‘po më mbaron koha’
1 Tetor, 13:10
-
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi i nismës, garantimi i së drejtës së votës
30 Shtator, 15:24
-
Shpërthen zjarri në bordin e tragetit në Itali, evakuohen dhjetëra pasagjerë
30 Shtator, 14:29
-
“Vezët e Arta” çon në pranga 8 persona në Itali, mes tyre edhe shqiptarë, akuzohen për trafik droge
30 Shtator, 14:19
-
‘Ti je e imja, e askujt tjetër’, ekzekutoi ish-gruan me plumb në kokë, vetëvritet burri i shqiptares në Itali! Xhelozia për lidhjen e re të viktimës shkak i vrasjes
30 Shtator, 08:20