Krahas ndihmave të para nga qeveria shqiptare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se dhe Unioni i Bashkive Shqiptare do të ndihmojë komunat që po përballen me përmbytje në Kosovë. Në një status në rrjete sociale, Veliaj bën me dije se në emër të Unionit të Bashkive ka komunikuar me kryetarët e komunave në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha.
“Sapo komunikova në emër të Unionit të Bashkive shqiptare me kryetarët e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës etj. në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha, për t'ju shprehur solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti ynë. Qeveria shqiptare nisi ndihmat e para, Unioni I Bashkive Shqiptare do të ndihmojë gjithashtu”, shkruan Veliaj.
Shqipëria i është gjendur pranë Kosovës edhe në këto të momente të vështira, ku ndodhet “nën pushtetin” e ujit. Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë bërë me dije se në rast të përkeqësimit të situatës do të ndërhyjnë, në koordinim me autoritetet e Kosovës.
Përmbytjet në Kosovë kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme thanë më 19 janar se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37