LEZHË - Kanë pritur dëmshpërblimin prej mëse 10 vitesh për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe zjarret në banesat e tyre, por këta qytetarë së fundmi do të marrin vlerën e përcaktuar nga komisionet.
Shlyerjen e faturave për fatkeqësitë natyrore me të cilat janë përballur këto familje e ka komunikuar kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj. Kryebashkiaku ka pranuar se reagimi i institucioneve është mjaft i vonuar, por ka garantuar se ky është një shembull që u përcillet edhe familjeve të tjera për mbështetjen që do të kenë në vazhdimësi në raste fatkeqësish natyrore.
15 familje në Lezhë do të dëmshpërblehen për dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet apo zjarret në banesat e tyre, raste këto të ndodhura që nga viti 2002 dhe deri në vitin 2013-të.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)