TIRANE- Banorët e 350 shtëpive në fshatin Obot dhe Goricë, 30 km larg Shkodrës jetojnë me ujin prej më shumë se 14 ditësh. Poshtë shtëpive të ndërtuara në kodra syri nuk të sheh më ara të mbjella dhe sera të cilat i kanë ndërtuar me aq mundim nga banorët e zonës, por vetëm ujë. (Foto: Banor ne fshatin Gorice)
Që kur u hapën portat e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, si pasojë e reshjeve të shumta, fshati i Goricës dhe Obotit, komuna Ana e Malit, në zonën e NënShkodres, janë të e izoluar nga pjesa tjetër e rrethit të Shkodrës.
Uji para 50 shtëpive është rreth 1 metër, duke e bërë të pamundur jetesën normale të banorëve. Në Goricë banorët duhet të kalojnë mbi një kodër me shkurre për të dalë më pas në rrugën që të çon në Shkodër. Një rrugë jo shumë e lehtë, dhe jo që të gjithë mund ta kalojnë, sidomos fëmijët. Ndërkohë që rruga, gati 1.5 km e gjatë është zhdukur dhe as nuk dallohet fare.
Në Obot për çdo lëvizje, banorët duhet të vënë këmbët në varkë që të kryejnë shërbimet e nevojshme, që nga blerjet e bukës e deri te mbërritja në zonat e tjera të komunës apo qytetin e Shkodrës për nevoja të tjera. Banorët apelojnë për ndihmë nga strukturat e shtetit, të cilat tyre e kanë lënë në meshirë të fatit këtë zonë. Dëmet e shkaktuara janë të shumta sidomos në bujqësi dhe blegtori.
“Gjëndja është katastrofike. Ne i kishim mbjellur tokat dhe të përfunduara tani nuk kemi as çfarë të mbjellim më dhe as çfarë t'i japim lopëve. Unë jetoj me sera, 1.5 dynym ishin të mbjellura dhe gjithçka është shkatërruar. E njëjta situatë dhe për 6 familje të tjera”- tregon një banor i fshatit Obot.
“Unë jetoj me blegtori. Lopët në shtëpi i kam dhe nuk se çfarë ti jap për të ngrënë. Jam bërë ti mbys në ujë, sepse s’kam çfarë t'i jap për të ngërnë” - thotë një banor tjetër, i cili mban veshur një mushama të verdhë, pasi shiu nuk ka të ndalur.
UJI DHE NE PEDONALEN E URES SE VJETER TE BUNES, NE HYRJE TE SHKODRES
Sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun e Shkodrës është në mbi 3 mijë e 500 hektarë. Ndërkohë fryrja e liqenit ka bërë që pranë pedonales së urës së vjetër të Bunës të dalë përsëri uji. Gjithashtu prezencë uji ka edhe në zonën e Livadheve ne periferi të qytetit. Situata është vështirësuar edhe në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës ku në rrugën kryesore që lidh këtë komunë mund të kalohet vetëm me automjete të tonazhit të lartë. Probleme ka gjithashtu edhe në komunën e Berdices ku janë mbi 600 ha tokë bujqësore nën ujë në fshatin e Trushit të Poshtëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com