Përmbytjet në Shkodër, qeveria
jep 700 mijë euro dëmshpërblim

Përmbytjet në Shkodër, qeveria<br />jep 700 mijë euro dëmshpërblim
TIRANE - Me të njejtën logjikë që përdoret për të përfunduar rrugë pak ditë para se qytetarët të paraqiten tek kutitë e votimit për të zgjedhur qeverisjen e ardhshme, qeveria është kujtuar pikërisht tani për të dëmshpërblyer banorët e zonës së Shkodrës që u përmbytën 3 vjet më parë.

Nga Thesari i shtetit është disbursuar dje një shumë prej rreth 99.9 milionë lekësh apo 710 mijë eurosh në adresë të Prefekturës Shkodër, si kompensim për dëmet në kultura bujqësore dhe biznese nga përmbytjet në vitet 2010-2011 në qarkun në fjalë.

Kompensimi është kryer gjatë viteve me pikatore dhe në mënyrë selektive, duke qenë se financat publike njohën një rënie drastike në të ardhura, ndërkohë që kërkesa politike për shpenzime nuk u ul asnjëherë.

Duke u kthyer në ato vite, me kalimin e kohës është mësuar edhe diçka, që fajëson direkt qeverinë dhe ministrin e Financave e atë të Bujqësisë për shkurtime me pasoja të rënda të fondeve për kullimin.

Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit 2010, si pasojë e planifikimit të dobët, solli shkurtimin e fondeve të domosdoshme për infrastrukturën e kullimit e vaditjes dhe, sipas specialistëve, duhet të ketë pasur nje rol të veçantë në përmasat e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në janar të atij viti.

Qeveria pati programuar 1.7 miliardë lekë investime (rreth 13 milionë euro) për programin e menaxhimit të infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes për vitin 2010.

Por në korrik 2010, pasi u pa se ekonomia po ecte më keq nga sa pritej, u miratua një buxhet i rishikuar, ku investimet për infrastrukturën e kullimit dhe ujitjes u reduktuan në 647 milionë lekë.

Edhe nga këto, ministria e Bujqësisë e pa të arsyeshme të shpenzonte vetëm 77% të planit, duke i bërë investimet tërësisht të pamjaftueshme për të shmangur përmbytjet. Mijëra shtëpi dhe biznese u përmbytën në dimër nga ujërat, gjë që shkaktoi miliona euro dëme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin