Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid

Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid

Stadiumi 'Mestalla' në Valencia

SPANJË - Ndeshja Valencia - Real Madrid në La Liga, e planifikuar për të shtunën është shtyrë për shkak të përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi të enjten se të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në rajonin e Valencias do të spostohen në një moment të dytë. Qeveria spanjolle shpalli tre ditë zie për të paktën 104 persona të vdekur dhe "shumë njerëz" të zhdukur pas shiut të rrëmbyeshëm të kësaj jave.

Ndeshja e së shtunës në La Liga ndërmjet Villarrealit dhe Rayo Vallecano-s dhe ndeshja e Levantes në divizionin e dytë kundër Malagës të hënën, gjithashtu janë shtyrë.

Ndërkohë, La Liga njoftoi se do të mbahet një minutë heshtje përpara të gjitha ndeshjeve që do të luhen këtë fundjavë për të treguar respekt për viktimat e përmbytjeve shkatërruese.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK