Përmbytjet nga shiu/ Drejtori i zjarrfikëses Tiranë për Report Tv: Së paku 70 banesa në rrezik, këto janë zonat më problematike

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës për Tiranën, Shkëlqim Goxhaj, ka thënë se në Tiranës janë të paktën 70 banesa që rrezikohen nga reshjet e shiut që kanë pushtuar vendin tonë orët e fundit.

Në studion e Report Tv, Goxhaj ka thënë se zonat më te prekura janë, Valiasi në bashkinë e Kamzës, ndërsa në Tiranë, zona e 'Don Boskos', Shkoza dhe Kombinati. Në zonën e 'Don Boskos', sipas Goxhajt më së shumti janë rrezikuar banesat private, ku rreth 25 banesa kanë patur vërshim të ujit dhe dëme. Ndërsa për sa i përket zonës së Kombinatit Goxhaj ka thënë se janë rreth 45 banesa që rrezikohen për shkak se zona është shumë e ulët.

"Në zona e shkozës është problem. Në të dyja krahet e Lanës. Probleme janë edhe në Kamëz kryesisht në Valias. Në zonën e Don Boskos ka patur probleme një objekt. Kanë qenë banesa private në këtë zonë. Përqëndrimi ynë është të tërheqim ujin nga banesat. Janë mbi 25 banesa. Edhe në autostradë kemi disa biznese, shkolla magazina, biznes i shitjes së luleve. Zona e Kombinatit pastaj pasi është një nga pikat më të ulëta në Tiranë. Në këtë zonë janë 45 banesa të rrezikuara. Plus 4-5 biznese në autostradë. Kemi pompat thithëse që bëjmë shërbimet tek objektet e prekura. Ne kemi vizituar familje të  ndryshme. Kjo na erdhi direkt pas tërmetit. Vetë tërmeti shkaktoi në 'shock' për banorët dhe më pas erdhën përmbytjet. " ka thënë Goxhaj.

Për sa i përket tërmetit që tronditi vendin tre ditë më parë Drejtori i Shërbimit zjarrfikës ka deklaruar se qytetarët duhet të ndjekin vetëm institucionet zyrtare dhe udhëzimet e tyre.

"Kryesorja është jeta e njeriut. Atje ku paraqitet rrezik duhet të rrinë larg banesave që rrezikojnë të shemben. Tërmeti është specifike më vete. Ne ofrohemi për të dhënë ndihmën e parë. Për sa i përket termetit duhet të evakuohen nga zona. Duhet nisur që nga trajnimet. Ne kemi bërë cdo muaj trajnime nëpër shkolla. Sukses i bashkëpunimit me qytetarët. Duhet të ketë një vend në oborret e shkollave ku mund të grumbullohen fëmijët.  Më habit fakti që disa njerëz rikthehen prapë direkt në banesa. Ata duhet të dëgjojnë instancat përkatëse. " ka thënë ndër të tjera Goxhaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuri: 24/09/2019 18:35

    C'PUNE ka drejtori I zjarrfikeses me permbytjet,,,,ai te merret me zjarret jo me permbytjet,,,me to merren bashkite dhe qeveria e bukur,,,,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja