Përmbytjet/ Peleshi përplaset me tone të ashpra me Voltana Ademin në Shkodër! Ministri: Duhet bashkëpunim! Kryebashkiakja: Nuk me gënjen dot (VIDEO)

Çarja e argjinaturës së Shirqit në Njësinë Administrative të Dajçit dhe situata e emergjecës në gjithë zonën e Shkodrës është bërë shkak i një debati live para kamerave mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Kryetarja në detyre e Bashkisë Shkodër ka akuzuar ministrin socialist i cili ishte ditën e sotme në terren, se nuk janë ndihmuar banorët. Peleshi garantoi Ademin se banorët do të kenë ndihmat që kërkojnë, duke shtuar se duhet nja bashkëpunim institucional ndërmjet tyre për të qenë më pranë banorëve.

Pjesë nga debati:

Pelshi: Do të sjellim 1000 ton, angazhohuni!

Ademi: Mos e rreni këtë popull, mua nuk me rren ti!

Peleshi: U kërkoj bashkisë, prefekturës, gjithë institucioneve që të lënë çdo lloj gër-mërri institucional dhe të merren vetëm me punë. Ne do të jemi në terren dhe forcat e ushtrisë do të jenë në gatishmëri.

Ademi: Unë do t'ju falënderoja për këtë. Nëse kjo do të ndodhë unë do t'ju them faleminderit.

Pelshi: Nuk e rregullon faleminderit, në jemi të detyruar që të bashkëpunojmë!

Ademi: Këtu do të jemi zoti ministër, nëse kjo do të ndodhë do t’ju falënderoj publikisht.

Peleshi: Ta mbash fjalën!

Ademi: Patjetër!

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?