Ndërsa opozita në Parlament ka akuzuar qeverinë se nuk e shpalli gjendjen e emergjencës pasi nuk do të paguajë dëmet e përmbytjeve, shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka sqaruar se kur merret ky vendim.
 
Në një lidhje telefonike për A1 Report, Prençi tha se situata e përmbytjeve ishte kalimtare dhe nuk zgjati shumë. Sipas tij pavarësisht se qeveria nuk shpalli gjendjen e emergjencës, banorët do të dëmshpërblehen  100 % për orenditë shtëpiake dhe 50% për shtëpitë, pasi nuk evidentimet shtëpitë nuk janë bërë të pabanuara nga uji.
  
“Nuk është shpallur gjendja e emergjencës për faktin s e kjo emergjencë ishte kalimtare dhe nuk zgjati më shumë, u përballua me kapicetet normale nuk është e domosdoshme. Nëse kjo situate do të vinte drejt përkeqësimit, Ministria e Brendshme ka dokumentacionin gati për gjendjen e emergjencës. Në rajonin e përmbytur dëmet kryesore janë në orendi, dhe në këtë rast pavarësisht se nuk është shpallur gjendja e emergjencës ata do të dëmshpërblehen 100%. Uji nuk ka dëmtuar banesat duke i bërë ato të pabanuara, ndaj dhe dëmshpërblimi për shtëpitë nuk do të jetë 100%, por 50%”, deklaroi Prençi.
 
 
Sipas tij nëse qeveria do të shpallte gjendjen e emergjencës atëhere banorëve do tiu ndaloheshin shumë veprime dhe të drejta. Ai tha se  nga 1100 shtëpi tani më pak se 50 prej tyre kanë prezencë uji. Shefi i Emergjencave Civile tha se të gjithë segmentet e rrugëve janë të hapura dhe po shpërndahen ndihma si për banorët ashtu dhe për bagëtinë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)