Foto nga vizita e Kryeministrit, Edi Rama ne FIer
TIRANË, 2 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kryeministri i vendit Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, kanë parë sot nga afër zonat më problematike të përmbytura ditët e fundit nga dalja e lumenjve nga shtrati.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka bërë një pasqyrë të situatës dhe ka sqaruar masat e marra gjatë këtyre ditëve.
Ai tha se situata e emergjencave civile është njoftuar nga Qendra e Monitorimit të Motit në Sllovaki, Shërbimi Meteorologjik Shqiptar që me 28 janar dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kane informuar plotësisht dhe hap pas pahi të gjitha shtabet e emergjencave në prefekturat Vorë, Fier, Gjirokastër Berat dhe Elbasan. "Për këtë janë marrë të gjitha masat. Strukturat e Policisë dhe strukturat FNSH, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, të Emergjencave Civile dhe të gjithë shtabeve vendore, janë angazhuar për të parandaluar emergjencat civile. Por, nga historiku i emergjencave në Shqipëri dhe nga statistikat, rezulton që kjo emergjencë ka ardhur me një intensitet shumë të lartë të reshjeve të shiut në rajonin e Gjirokastër, të cilat kanë shfrytë në lumin Vjosë. Është koha më e shpejtë që ka ndodhur. Duke iu referuar ngjarjeve në vitin 1971 dhe 2005 në këtë rajon, është shkalla më e lartë dhe intensiteti më i lartë i reshjeve për një kohë te gjatë, çka ka shkaktuar shpërthimin e lumit Vijosë dhe derdhjen në dy krahët, duke dëmtuar komunën Levan, Novoselë, Frakull me 1100 familje prezencë uji në lartësinë mbi 1 metër në katin e parë të banesave", tha Prençi.
Sipas tij, deri më tani janë evakuuar 300 familje, 140 në zonë e Levanit, 110 në Novoselë dhe 30 në Frakull, 30 Ura Vajgurore, 15 në Memaliaj. Po ashtu edhe rreth 10 mije krerë bagëti. "Problem, veçoi Prençi, ka qenë rezistenca e banorëve pasi ende nuk është krijuar kulturë në komunitete, si në jug edhe në veri, për të lënë shtëpinë kur njoftojnë shërbimet e specializuara meteorologjike dhe të pushtetit vendor dhe pushtetit qendror". "Unë gjej rastin të përshëndes të gjithë strukturat operacionale të ushtrisë, të policisë, t emergjencave civile, të qendrës vullnetare të emergjencave civile si dhe shërbimet në zonë, sepse shumë peshkatarë kanë ndihmuar me mjetet e tyre private, që kemi bërë të mundur që edhe gjatë natës të evakuojmë madje familja shumë në rrezik, kryesisht, gra, fëmijë e pleq. Ndaj tyre është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar në spitalin e rajonit të Fierit. Situata vijon drejt përmirësimit. Niveli i ujit ka rënë në më shumë se 1 metër dhe jemi më te qenë në operacionin që po zhvillojmë", theksoi ai. /a.ke/










