Vazhdojnë të mbeten të bllokuar nga prishja e urave 6 fashatrat Çekrezë, Kasallë, Morinë, Qinam, Khallmet dhe Zgofner. Rritja e sasisë së ujit në lumë për shkak të rreshjeve si edhe shkarkimit të ujit nga liqeni i Bovillës, e kanë vështirësuar situatën.
Sasia e madhe e ujit ka prishur urën e Çekrezit e cila është dhe e vetmja mundësi lidhje me qytetin e Tiranës dhe Kamzën. Është prishur e gjithë argjinatura rreth urës dhe është zgjeruar shtrati i lumit Tërkuzë.
Kjo është dita e tretë që 10 mijë banorët janë të bllokuar dhe nuk kanë asnjë kontakt me qytetin, qofshin këto edhe për situata urgjente.
Bashkia e Tiranës, e kontaktuar nga Report TV është shprehur se janë marrë masat për të ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme me formacet e ushtrisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO