TIRANË- Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i opozitës, se nuk ka qenë në krye të detyrës, ndërsa Tirana u përmbyt mbrëmë nga reshjet e shumta të shiut.
"Kryetari i Bashkisë mungonte. Bashkia mungonte. U mjaftuan me një deklaratë ku kërkonin ndihmën e qeverisë, duke thënë se po monitoronin situatën. Sot kryebashkiaku u shfaq në Durrës, por në Bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it", thuhet në deklaratën e PS-së./ATSH/
/Shqiptarja.com