Priten që në këtë zonë të evakuohen 2500 banorë të katër fshatrave, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihen nga rrjedha e lumit. Efektivë të FA ndodhen të dislokuar pranë Urës së Mifolit, në gatishmëri për të nisur operacionin e evakuimit në katër fshatra.
Kryeministri Rama tha se pritet fryrje e mëtejshme e luimit të Vjosës nga prurjet që vijnë nga matanë kufirit. Kreu i qeverisë e nisi prononcimin e tij për mediat me një falenderim për kryetarin e PD, Lulzim Basha. "Dua te falenderoj Lulzim Bashën që dje ka shprehur mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës për buxhetin nga ana e opozitës dhe për të na dhënë mundësinë të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të dëryrës. Dua të falenderoj shumë sinqerisht ministren e Mbrojtjes e cila prej atij momenti e deri sot ka qenë në terren gjatë natës bashkë me FA me grupet e organizuara të Policisë dhe Emergjencave Civile. Kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër se kemi nxjerrë dhe mësime të së shkuarës por edhe kalimi i Emergjencave Cilvile në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vet.
Situata ishte e paralajmëruar, fuqitë njerëzore sado të mëdha në këto raste janë të kufizuara deri tani falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës që ka qenë shumë e vështirë është siguruar të mos kemi humbje në jetë njerëzish. Fatkeqësisht ka humbur jetën një elektricist i OSHEE në krye të detyrës.
Dua te falenderoj edhe kryetaret e bashkive pa dallim, per te gjithe punen qe kane bere dhe po bejne dhe te perseris apelin per te gjithe qytetaret ne zonat e prekshme, parashikohet fryrje e lumit te Vjoses, te jene vazhdimisht te vemendshem dhe t'i pergjigjen kerkeses se strukturave per t'u evakuuar dhe spostuar. Te shpetojme jetet e njerezve, te shpetojme bagetite dhe pastaj pjesa tjeter eshte momenti i bilanceve”, u shpreh Rama.
Vijon...

VIDEO











