TIRANE - Plani i qeverisë për përmirësimin dhe rimëkëmbjen e atyre zonave të prekura nga përmbytjet si rezultat reshjeve të dendura të shiut ka hyrë tashmë në fazën e dytë. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama në një takimi me bizneset për ndihma për zonat e përmbytura.
 
Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se nga sot do të nisë lëvrimi i ndihmës për të gjithë ato zona dhe banorë të cilëve banesat dhe bagëtitë u janë përmbytur e cila do të zgjasë deri në pranverë. Shefi i qeverisë, nënvizoi se tashmë qeveria që ai drejton ka gati planin për rimëkëmbjen e zonave, dhe në këtë drejtim Rama ka mobilizuar edhe bizneset të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar banorët e prekur.
 
shqiperia solidare

“Ashtu si kundër ju kemi informuar që në momentin e parë, plani ynë për të përballuar këtë emergjencë të krijuar nga moti, ishte i ndarë në dy faza. Faza e parë ishte përballimi i emergjencës së motit, ashtu si kundër tregojnë statistikat e dëshmojnë dhe banorët moti pati një tërbim që nuk mbahej mend në ato zona. Më të vjetrit kujtonin vitin 1971. Për ne ishte e domosdoshme të fokusoheshim tek përballimi për dy luftimin me notin. Ministri i Mirëqenies Sociale ishte i angazhuar me detyrën e fazës së dytë për të kuruar plagët e hapura nga këto përmbytje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që sipërmarrja shqiptare i është përgjigjur pa asnjë ngurrim të gjitha thirrjeve parapërgatitore për të qenë e gatshme për të zbatuar fazën e dytë dhe për të kuruar në terren plagët e hapura nga përmbytjet. Duke e bërë kështu më të lehtë jo vetëm situatën e familjeve në ato zona, por dhe punën tonë që lidhet e me domosdoshme e një mbështetjeje në afatmesëm nga ana e qeverisë. Nga sot do të fillojë lëvrimi i ndihmës, që do të jetë në disa plane. Qeveria do të detajojë gjithë raportin e dëmeve dhe nevojave dhe do adresojë me përgjegjshmëri në bazë të detyrimeve ligjore por dhe morale problemet që kanë pësuar, me humbjen në krerë, të prodhimit, si dhe vënien dorë mbi infrastrukturën e digave apo zhbllokimin e shumë kanaleve kulluese që rezultojnë të mbushura me inerte dhe baltë”, theksoi Rama

shqiperia solidare

Rama: Presim fonde nga BE, marrëveshje me bankat për kreditë
Ndërsa ka falenderuar ndihmat e ardhura nga bizneset kosovare, shefi i qeverisë është shprehur besim plotë se dhe BE do të akordojë ndihma për përmbytjet. Rama tha se do të lëvrohen nga BE fonde të mjaftueshme për tu përballur me këtë situatë. Kryeministri Rama foli dhe për një marrëveshje me bankat e nivelit të dytë për çështjen e kredive. Ai tha se vetë Guvernatori i ri ka pasur një takim mbi këtë çështje.

“Puna e strukturave të ndihmës së menjehershme ka qënë  e lavdërusehme sepse ka garantuar që në bazë të komunikimit të jepet dhe ndihma e domosdoshme. Tani këto struktura që janë në dispozicion nuk janë të mjaftueshme pa këtë rrjet të solidaritetit shoqëror që do të shhtrihet nga sipërmmarrja shqiptare e deri në Kosovë ku janë marrë përgjige për të gjitha thirrjet, ndërsa sot janë nisur 15 kamionët e parë të ndihmës. Po ashtu rrjeti i solidaritetit shkon dhe përtej Shqipërisë dhe shqiptarëve. Solidariteti dhe nga BE, që konsiston nga njëra anë në mundësi të drejtpërdrejtë për të diskutuar dhe vendosur lidhur me një sasi të nevojshme dhe të arsyeshme fondesh, por dhe ndihmën e drejtpërdrejtë për vendet anëtare të BE siç parasheh ky mekanizëm. Dje pas një takimi që zhvilluam me bankat e nivelit të dytë, Guverantori zhvilloi një takim të dytë për të detajuar atë që është rënë dakort me bankat. Marrëveshja është bërë dhe të gjithë kredimarrësit nuk do të kenë në kuriz barrën e rëndë që t’i përgjigjen bankave për kërkesat që janë të vlefshme në kushte normale por jo në kuhste të jashtëzakonshme. Ne do të bëjmë të mundur zëvendësimin e krerëve dhe rikuperimin e infrastukturës në mënyrë që ata të rifillojnë. Ne e dimë që kreditë e këqija janë një problem, në këtë sketor që flasim ky fenomen nuk konstatohet, kemi të bëjëm me kredimarrës seriozë”, deklaroi Rama.  

shqiperia solidare
shqiperia solidare
(Në foto: Ndihmat e ardhura për banorët e përmbytur)

Rama: Të shmangim abuzimet me ndihmat
Kryeminsitri tha se duhet një kordinim sa më i mirë për të shmangur dhe abuzimet në këto raste. Sipas tij një rol të rëndësishëm kanë dhe komunitete fetare që janë shprehur të gatshme që në fillim për të ndihmuar. "Do t'iu lutesha të jemi sa më të kordinuar në mënyrë që të gjitha ndihmat që ju do të jepni, falë këtij kordinimi, ndihma të shkojë në kohë dhe aty ku është më e nevojshme. Për të shmangur humbjen e kohës, mungesën e efiçencës dhe abuzime që në këto raste janë një kërcënim dhe kanë qënë prezente. Jam mirënjohës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare që na janë adresuar që në sekondën e parë duke na ofruar gadishmërinë e tyre për të mobilizuar burime njerëzore", deklaroi Rama.

shqiperia solidare

Veliaj: Shërndarja e ndihmave deri në pranverë
Në fjalën e tij ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj bëri të ditur se pasi kaloj faza e parë ajo e përballimit të situatës emergjente në terren, ka nisur faza e dytë që ka të bëj me ndihmën ekonomike dhe materiale me ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara. Ai vlerësoi  në radhë të parë faktin se ndihmat vijnë jo vetëm nga biznesi por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët janë solidarizuar për tu ardhur në ndoihmë bashkëqytetarëve të tyre në nevojë, si dhe në rradhë të dytë që shteti ndryshe nga 4-5 vite më parë nuk flet për fatkeqësi që vijnë si dashakeqësi të natyrës ndaj shqiptarëve.

“Mirënjohja është kryefjala e gjithë këtij takimi. Unë e di që secili këtu ka probleme, ka shqetësimet e veta, por fakti që gjetët kohë në këtë shtab të improvizuar, fakti që në ditën e parë kemi mjaftueshëm të mira materiale për ta nisur të sigurt fazën e dyë që me shumë gjasë do vazhdojë deri në fund të marsit, meriton vetëm mirënjihjen tonë. Ne besojmë që momentet e tilla të vështira janë ato që thurin stofin e një kombi. Ne si komb dimë që të rrëzohemi bashkë, por edhe të ngrihemi bashkë. Dhe nëse u rrëzuam prej natyrës para një jave kjo është dita që të ngrihemi. Dhe më mirë se kaq dhe me këtë solidaritet nuk të kishim menduar sesi do të ngriheshim. Më vjen gjithashtu mirë që jemi pjekur nga ana politike dhe e diskutimit publik. Duha t’ju kujtoj se para 3-4 vitesh ne dëgjonim fjalime sesi jupiteri dhe hëna thurnin intriga për shqiptarët dhe na shkaktonin batica dhe zbatica, ap dëgjonim çudira që një metër kub borë prodhon 3 metër kub ujë, apo asnjë prej nesh sot nuk e qajti as Novoselën apo Darëzezën Venecia të Shqipërisë. Pra, këtë lloj cinizmi dhe këtë lloj fyerje të inteligjencës ne minimalisht ja kemi kursyer njerëzve dhe më vjen mirë që jemi pjekur si kombë që në vend që të themi idiotësi fillojmë e flasim për solidaritet. Dhë në vend që të thurim lloj lloj çudirash për intrigat e Jupiterit ndaj shqiptarëbve, flasim sesi shqiptarët mund të ndihmojnë njeri-tjetrin dhe ti gjenden në rast nevojë. Kështu që për gjithë këtë sens pjekurie që besoj qeveria, komunitetet fetare që në një pjesë të madhe kanë derdhur bujarinë ku nuk matet shuma nga ajo që jep por sa ajo që jep është ajo që ke. Për shumë njerëz që mund të kenë dhënë shuma të vogla mund të kenë qënë gjithçka që kanë patur dhe që kanë ofruar pranë një kishe, xhamie apo teqeje. Ndaj dhe këto ndihma duhet t'i vlerësojmë sot”, tha Veliaj.


Shahini: Kosova do vazhdojë mbështetjen për zonat e përmbytura në Shqipëri
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, theksoi sot në Tiranë se “Kosova do të vazhdojë mbështetjen për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri”.
I pranishëm gjatë takimit të organizuar nga Kryeministri Edi Rama me përfaqësues të biznesit, komuniteteve fetare, Shahini tha se “Dhoma Kombëtare e Tregtisë në Kosovë u mobilizua brenda pak orëve dhe kemi grumbulluar një sasi të madhe të mallrave.
shqiperia solidare

Falenderoj ato biznese që kanë mbledhur ndihma, të cilar sot janë rrugës duke ardhur nga Kosova, janë 15 kamiona me 330 ton mall të ndryshëm me vlerë rreth 200 mijë euro”. “Sot është nisur karvani i parë me ndihma dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Në takimin e djeshëm me ambasadortin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhoz, i kemi bërë ftesa që kjo ndihmë të vazhdojë e të mos ndalohet, pasi nuk e dimë si do të jenë kushtet e motit “, tha Shahini, duke shtuar se e di që bizneset shqiptare do t’i përgjigjen kësaj ftese. Shqipëria, vijoi Shahini, na ka mbështetur gjithmonë kur kemi pasur nevojë, prandaj i ftoj të gjitha bizneset kombëtare nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Mali i Zi, që t’i përgjigjen ftesës me aq sa kanë mundësi. 

Përmbytja, punonjësit e Albpetrol 50 ton ushqime ndihma
Në ndihmat që po shpërndan ushtria për të përmbyturit në Fier janë edhe 50 ton ushqime dhe cizme kominoshe kundër ujit të dhuruara nga ana e punonjësve të Albpetrol, me një vlerë prej rreth 2.5 milionë lekë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)