FIER - Ndërsa situata në zonat e përmbytura në jug të vendit vijon drejt përmirësimit, vëmendja e autoriteteve është përqendruar në shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Pas vizitës që pati dje në komunën e Novoselës, një zonë mjaft e prekur nga moti i keq, kryeministri Edi Rama u ndal sot në fshatin Bishan në rrethin e Fierit.
Kreu i qeverisë inspektoi punën në depon ku janë magazinuar ndihmat e mbledhura për tu shpërndarë në zonat e përmbytura të fshatrave të këtij rrethi. Ai pohoi se procesi i shpërndarjes së ndihmave po realizohet me sukses, ndërsa ripërsëriti se pas kësaj faze do fillojë kompensimi për të gjitha familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
"Thjesht sa të dalë dielli po dhe mbasi të ketë dalë dielli ne do të vazhdojmë të përmbushim çdo detyrim ndaj çdo familjeje dhe ndaj çdo fermeri të dëmtuar. Prioritet për ne është zëvendësimi i krerëve të humbur dhe mbështetja e atyre që kanë humbur të gjithë prodhimin dhe një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës prodhuese", tha Rama.
Rama u ndal edhe tek puna e Shtabit të Emergjencave, organizëm i cili sipas tij i përballoi me sukses këto përmbytje por shtoi se po rishikohet mundësia për ristrukturimin e tij.
"Ne do të ndërtojmë më tutje gjithë procesin e reformimit dhe transformimit të emergjencave civile, proces që e kemi nisur më parë po që ky moment na ndihmon që ta shohim me sytë e realitetit drejtpërdrejt në terren", theksoi kreu i qeverisë.
Sakaq kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat me prefektin e qarkut Xhevit Bushin, i cili i pohoi se opozita përveçse nuk po i ndihmon në këtë situatë, po u hap edhe telashe.
“Prefekt të lutem lëre pjesën tjetër, ta kam shpjeguar disa herë ata janë përmbytur në 23 qershor, sa të dalin nga përmbytja ne t’i lëmë të thahen, të lutem”.
Dje, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër shpërndarjen e ndihmave në fshatrat e komunës Novoselë, zona më e prekur nga përmbytjet që u shkaktuan si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve. I shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, kreu i qeverisë bëri thirrje që të mos ketë abuzime me shpërndarjen e ndihmave, dhe çdokush të marrë atë që meriton.
Situata sot në zonat e përmbytura, Vlorë e Fier ende banesa me ujë

Rama në fshatin Kashisht: Ju të djathtëve ju gjeti bela e madhe, mbështetja nga s'e prisnit
Në fshatin Kashisht të komunës Frakull, banorët e prekur nga përmbytjet po vijojnë të marrin ndihmat sipas të gjitha rregullave të përcaktuara. Kryeministri Rama ishte për të parë nga afër ecurinë e shpërndarjes së tyre dhe për t’u takuar dhe biseduar me banorët.
Banorët e Kashishtit e informuan Kryeministrin se ndihmat janë shpërndarë rregullisht dhe u shprehën të kënaqur nga mbështetja e të gjithë strukturave shtetërore, që këto ditë janë vënë plotësisht në dispozicion të tyre. “Këto ditë i kemi marrë të gjitha masat, pasi u njoftuam se kishte prurje lumi. Këto prurje ishin shumë të rrëmbyera. Jemi shumë të kënaqur, pasi mbështetje të tillë nga ana e qeverisë nuk kemi pasur asnjëherë,” u shpreh kryeplaku i fshatit.
Ndërsa një banor në bisedë ndërhyri dhe u shpreh se “edhe në vitin 2005 ka pasur përmbytje, por nuk kemi gjetur mbështetjen e qeverisë.”
Kryeplaku i fshatit informoi se gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë tre herë ndihma, duke i dhënë përparësi në furnizim, si dhe në kohën e shpërndarjes familjeve më të dëmtuara. “Janë shpërndarë tre herë ndihma. 57 familjeve të përmbytura ditën parë, 57 familjeve ditën e dytë dhe dje kemi ndarë për 105 familje. Dje kanë ardhur për 10 familjet më të përmbytura dyshekë. Kanë ardhur të gjitha,” u shpreh ai.
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2015
/Shqiptarja.com

Rama: Ndihma për çdo familje, të mos ketë abuzime