24 orë pas përmbytjeve, dëmet financiare kapin vlerat e miliona eurove.  Situata në autostradën Tiranë – Durrës, për segmentin ku pati edhe përmbytje, është sërish nën ankthin dhe frikën e një ripërmbytje.
 
Kjo pasi edhe gjatë natës ishte një valë tjetër uji që vërshoi drejt objekteve. Bizneset kanë humbur të gjithë bazën materiale. Kryesisht ato që kanë zhvilluar aktivitetin në katin e parë të objekteve apo edhe në katet e nëndheshme.
 
Saimir Preni, pronar i një biznesi dyshekësh dhe tapetesh, për mikrofonin e Report TV, shprehu shqetësimin jo vetëm për dëmin e shkaktuar, por edhe për mungesën e sensibilizimit nga ana e institucioneve.
 
"Kam lajmëruar 112 pafundësisht, do vijmë, do vijmë. Kam marrë Erion Velinë, i vetmi që m'u përgjigj që në orën 06:00 të mëngjesit dhe më tha nuk është në kompetencat e mia, por të Vorës, kam shkuar te bashkia e Vorës, ata më kanë përzënë.
 
Kam shkuar në polici dhe ata me zor më kanë marrë një denoncim
".

Mesa duket, sasia e reshjeve nuk është arsyeja e vetme se pse u shkaktuan kaq shumë dëme materiale.
 
"Unë kam një komshi këtu që është 'Reisi Farma" dhe ka mbyllur një kanal të përroit, kanali është shembur në gjatësi 50 metra dhe uji buronte në autostradë në derën e 'Reisi Farma"-s.
 
Unë kam denoncuar 'Reisi Farma"-s. si shkaktarë të këtij dëmi
" tha ai.

Sasia  e ujërave ka rënë dhe në kolektorin pranë bizneseve është punuar për lirimin e kanalit.
 
Në brendësi të bizneseve vazhdon të ketë ujë dhe puna është paralizuar në të gjitha objektet.
 
Ka pasur rrëshqitje dheu, rrëzim muri, përmbytje makinash dhe humbje shumë të mëdha në makineritë e prodhimit si edhe në ato të konsumit dhe arredimet.
 
"Kam 300 mijë dollarë, që kam në ujë".

Edhe pse të gjithë bizneset e dëmtuara deklarojnë humbje, secili prej tyre, qindra mijë euro, ende nuk ka një invetar të plotë dhe zyrtar për këto humbje.

"Kur kemi marrë në tel. kanë ardhur, por nuk kanë mbajtur shënime. Të gjithë i kemi lajmëruar, por nuk ka ardhur njeri".

[gallery]19569[/gallery]

d.b/shqiptarja.com