Në zonat e pëmbytura të komunës Novoselë të Vlorës, vijon ende procesi i dezinfektimit.

Ekspertë të shëndetit publik në qytetin bregdetar kanë zbarkuar në terren dhe fillimisht po dezinfektojnë qëndrat shëndetësore, institucionet arsimore dhe më pas do merren me banesat private. 

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në qytetin bregetar të Vlorës, Kastriot Caka, tregon për këtë aksion.

Aktualisht pjesa më e madhe e banorëve të zonës i janë rikthyer normalitetit, ndërsa shumë prej tyre janë dëmshpërblyer për dëmet që u shkaktuan nga përmbytjet.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)