Përmet/ U hodh për t'u larë në lumin Vjosë, lëndohet turisti spanjoll

Përmet-Një turist spanjoll është dëmtuar teksa është hedhur për t'u larë në lumin e Vjosës. Ngjarja ka ndodhur ne Përmet ndërsa ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se spanjolli është lënduar në pjesën e pasme të trupit.

Burri është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti

Paris 2024/ Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti