Hapja e portave të Hidrocentralit të Komanit në mënyrë të menjëhershme ditën e sotme, ka shkaktuar ulje të nivelit të ujit në “Lumin e Shalës”.
Si pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen, pa arritur që të shijojnë bukuritë e radha që ka kjo zonë.
Nga ana tjetër, bizneset që janë atje rrezikojnë që të mbyllen që në nisje të sezonit turistik, guidat turistike, lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për ti dërguar në destinacion, por me sa shihet edhe në video është e pamundur.