Paris 2024/ Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti

Paris 2024/ Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti

Luana Alonso

Luana Alonso ka njoftuar tërheqjen e saj nga noti në moshën 20-vjeçare, pasi u eliminua në Lojërat Olimpike Verore 2024. 20-vjeçarja, e cila mban rekorde të shumta në Paraguaji, u paraqit në garën e parë të 100 metrave për femra të shtunën.

Por pasi përfundoi në vendin e gjashtë, vetëm 0.24 sekonda pas Ana Nizharadze të Gjeorgjisë, ajo nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale. Pasi u largua nga pishina, ajo mori pjesë në një intervistë tepër emocionuese me transmetuesin e Amerikës së Jugut, Claro Sports.

Paraguaianja, e cila aktualisht po studion në një kolegj në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm konfirmoi tërheqjen e saj nga noti, por i kërkoi falje vendit të saj.

“Jam shumë e emocionuar sepse ishte gara ime e fundit, po tërhiqem nga noti. Unë kam notuar për kaq shumë kohë, 18 vjet dhe kam kaq shumë ndjenja. Fatkeqësisht, vendosa të ndalem dhe jam e lumtur që gara ime e fundit do të jetë në Lojërat Olimpike.

Nuk ndodhi ashtu siç doja unë. I kërkoj sinqerisht falje Paraguajit, por bëra atë që munda, pavarësisht disa gjërave që më kanë ndodhur më parë. Pra, jam e lumtur dhe gjithashtu që do të tërhiqem këtu me një stadium plot", tha Alonso.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Lukas Martens shkruan historinë, medalja e parë për Gjermaninë që prej 'Seul 1988'

Paris 2024/ Lukas Martens shkruan historinë, medalja e parë për Gjermaninë që prej 'Seul 1988'