Përmet, priftërinjtë marrin me
forcë Pallatin e Kulturës

Përmet, priftërinjtë marrin me<br />forcë Pallatin e Kulturës
PERMET - Sot paradite besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë janë futur me forcë në Shtëpinë e Kulturës, e cila përdorej si kishë me emrin "Shën Mëria", godinë që para disa ditës ditësh iu kthye bashkisë, që kishte fituar betejën gjyqësore.  

Gazetari Piro Nase informon se ka pasur përleshje mes policisë private dhe besimtarëve e priftërinjve. Rreth orës 11:00 dy autobusë me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për të rimarrë godinën.
 
Ata iu bashkuan besimtarëve që qëndronin para godinës dhe tentuan të hynin brenda. Fillimisht kanë hasur në rezistencën e policisë private “Aulona” dhe të policisë bashkiake. Ka patur dhe debate dhe konfrontim fizik mes tyre.

Madje një prej policëve privatë kanë hedhur sprajt me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Më pas situata u tensionua dhe filluan konfrontimet fizike. Dëshmitarët thonë se 2 priftërinj dhe 2 besimtarë janë parë të gjakosur. Ata janë: Ilia Mavro nga Mursia, Stefan Koti nga Xara e Sarandës. Të dy të plagosur lehtë; Mavro në pjesën e ballit dhe pasi ka marrë mjekimin ka dalë nga spitali, ndërsa Kotit po i bëhet qepje poshtë veshit. 

Protestuesit kanë hequr rrethimin prej llamarine dhe kanë hyrë brenda ku po mbajnë dhe “Meshën e Triumfit”. E gjithë kjo është zhvilluar në sy të Policisë së Shtetit, e cila rrinte indiferentë në një distancë me konfliktin. Ndërkohë që policia private, rreth orës 11:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës