Përmet, priftërinjtë mbajnë meshë
në oborrin e Pallatit të Kulturës

Përmet, priftërinjtë mbajnë meshë<br />në oborrin e Pallatit të Kulturës
PËRMET – Priftërinjtë ortodoksë të Përmetit nuk kanë hequr dorë nga kisha e e tyre e pretenduar – Pallati i Kulturës së qytetit, pronë e bashkisë, por po ngrenë aty një kishë verore dhe kanë nisur mbajtjen e një meshe. Mesha që ka nisur paradite drejtohet nga At Vasil Themollari dhe dhiaku Ilia Tyto.
 
Herët në mëngjes, kur policët private i janë larguar ndërtesës për pak minuta, priftërinjtë kanë hyrë me shpejtësi duke flakur tej shiritat mbrojtës dhe kanë nisur të vendosin objektet e kultit në oborrin e Pallatit të Kulturës, ndryshe nga ç’u pandeh dje se ata më në fund hoqën dorë dhe u dorëzuan para vendimit të gjykatës që ia kalonte këtë objekt në pronësi bashkisë së Përmetit. Në meshë gjithsesi, siç duket edhe nga fotoja, kanë qënë të pranishëm fare pak besimtarë e disa fëmijë.

Ky moment i pakëndshëm dhe kjo sjellje e çuditshme e priftërinjve ka sjellë aty edhe kryebashkiakun Gilbert Jaçe, që i ka kërkuar shpjegime priftërinjve.

Dje, krerët e pushtetit lokal deklaruan se u zbatua ligji shqiptar, vendimi i gjykatës dhe nuk ka asnjë konlikt me Kishën Ortodokse, por duket se e këtij mendimi nuk ka qënë vetë Kisha, e cila sot i është rikthyer Pallatit të Kulturës.

Situata e fundit po shfrytëzohet nga qarqe të caktuara greke; emigrantët shqiptarë në kufijtë jugorë po hasen me pengesa të mëdha për kthimin e tyre në Greqi.  

MESHA PERMET
(Pamje nga mesha që u mbajt paradite në Pallatin e Kulturës në Përmet, pak minuta pas largimit të policisë private)

mesha
(Besimtarët e vetëm që hynë për të ndjekur sot meshën e dy priftërinjve në Përmet)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban