Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, një nga rrugët më të rëndësishme turistike në veri të vendit, tashmë ofron kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se rruga, e cila lidh Bajram Currin me Valbonën, garanton një lëvizje më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

“Një ndër akset më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë, që lidh Bajram Currin me një prej destinacioneve më të vizituara të vendit, Valbonën, tashmë ofron kushte më të mira dhe një qarkullim më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë”, shkruan Rama.

Sipas tij, në segmentin prej 26.5 kilometrash janë përmirësuar shtresat asfaltike dhe është rifreskuar sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e qarkullimit.

U.D/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56

    Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?