Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në platformën ‘MICHELIN Guide’ gjenden 20 sipërmarrje shqiptare, të përzgjedhura nga i gjithë vendi për autenticitetin, identitetin dhe vlerat e kuzhinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe emrat e sipërmarrjeve shqiptare që gjenden në platformë, Rama shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për promovimin e gastronomisë shqiptare, traditave tona kulinare dhe pasurisë së shijeve që përfaqësojnë vendin tonë.

Në përfundim kryeministri Rama shkruan ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’.

Postimi i Ramës:

Tani në MICHELIN Guide gjenden 20 sipërmarrje shqiptare, të përzgjedhura nga i gjithë vendi për autenticitetin, identitetin dhe vlerat e kuzhinës

Një tjetër hap i rëndësishëm për promovimin e gastronomisë shqiptare, traditave tona kulinare dhe pasurisë së shijeve që na përfaqësojnë

Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj