Përmirësohet moti në Lezhë, por 340 ha tokë ende nën ujë! Lumenjtë brenda kuotave normale! Në Kukës rënie inertesh në disa rrugë

Përmirësohet moti në Lezhë, por 340 ha tokë ende nën ujë! Lumenjtë brenda kuotave normale! Në Kukës rënie inertesh në disa rrugë

Pasojat nga reshjet e shiut në Lezhë

Moti në qarkun e Lezhës është përmirësuar. Në 24 orët nuk pasur reshje shiu.Raportohet se janë ende 340 hektarë tokë e përmbytur. Kuota e lumit Drin është 1.0 m nga +2.0 m kuota kritike.

Në Kurbin, lumi Gjadër është në kuotat normale, ka rënie kuotash dhe në lumin Mat. Gjithashtu nuk raportohet për probleme të furnizimit me energji elektrike. Raportohet se të gjithë hidrovorët janë në gjendje pune dhe gjendje të mirë teknike.

Ndërkohë i gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe i shoqëruar me erë. Sipas KMC Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.35m, ndërsa ka rreth 270 ha te përmbytura. Hidrovori  Tale punon në kuotën -1.2 m, ndërsa ka rreth 20 ha te përmbytura ne kënetën Tresh-Spiten. Ndërsa, hidrovori Shllinza - 1,05 m. Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Situata nga reshjet në Kukës, ura në fshatin Mash e pakalueshme, dy të tjera në Vlad të bllokuara plotësisht, disa të tjera të dëmtuara

Territori i Kukësit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe i shoqëruar me erë. Emergjenca Civile njoftojnë se aktualisht rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh, ndërkohë po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Bëhet e ditur se nuk ka pasur problematika në infrastrukturë, përveçse se në Tropojë ku raportohet se ka pasur dëme në disa ura dhe rrugë rurale.

Ku, në njësinë administrative Bytyç është dëmtuar ura e fshatit Kepenek për shkak të reshjeve të shiut të rëna me intensitet të lartë. Rruga në Shëngjergj, fshatin Berishë e dëmtuar. Po ashtu një urë në fshatin Mash aktualisht e pakalueshme. Dy ura në lagjen Vlad janë aktualisht të bllokuara plotësisht.

Në njësinë administrative Llugaj është dëmtuar nga reshjet e shiut rruga dhe një urë në fshatin Luzhë.

Në Njësinë Administrative Tropojë janë dëmtuar Ura e lagjes Balishë në Koje. Një urë druri në fshatin Lug i Zi, e ndërtuar para 2 muaj e ka marrë uji komplet e ndërtuar rishtazi para 2 muajsh. Në Njësinë Administrative Bujan, një rrugë në lagjen Vidricë është e dëmtuar.

Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm.

Raportohet se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Niveli në basenin e Fierzës ka arritur në 288.63 m, nga 267 m që ishte në fillim të muajit nëntor. Prurjet aktualisht janë rreth 1400 m3/sek. Për momentin një turbinë në punë.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël