Berat/ Ishte kthyer në 'makthin' e grave në fshat, në pranga 65-vjeçari! Ngacmoi seksualisht dhe përndoqi të afërmen! I arrestuar 2 vite më parë për të njëjtin krim

Berat/ Ishte kthyer në 'makthin' e grave në fshat, në pranga 65-vjeçari! Ngacmoi seksualisht dhe përndoqi të afërmen! I arrestuar 2 vite më parë për të njëjtin krim

Foto ilustruese

Një 65-vjeçar i identifikuar si Gëzim Kosova është arrestuar ditën e sotme në Berat pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare, e afërme e tij si infermiere në fshatin Paftal.

Mësohet se 65-vjeçari është arrestuar 2-vite më parë për të njëjtën vepër penale, asokohe kishte ngacmuara seksualisht një banore të fshatit.

Report Tv mëson se ka qenë pikërisht 60-vjeçarja me inicialet M.K ajo që ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në polici 65-vjeçarin, që rezulton të jetë familjar i largët i saj.

Gruaja që është infermierja e këtij fshati, mësohet se ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2-muajsh por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.

Burime për Report Tv konfirmojnë se pas kallëzimit të bërë nga infermierja M.Kosova, 65-vjeçari është arrestuar dhe po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Mësohet se 65-vjeçari është një person që njihet në fshat për veprime të tilla, dy vite më parë ai është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale pasi një tjetër grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual, por Kosova nuk u dënua asokohe pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
U kap sot në Berat, 65-vjeçari ngacmoi seksualisht të afërmen e tij infermiere! I arrestuar më parë për të njëjtin krim

Gëzim Kosova është 65-vjeçari nga fshati Paftal, i cili dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare, e cila është e afërme e tij si dhe infermierja e këtij fshati.

Report Tv mëson se gruaja ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2-muajsh por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.

Mësohet se 65-vjeçari është një person që njihet në fshat për veprime të tilla,dy vite më parë ai është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale, pasi një grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual. Por, mësohet se 65-vjeçari nuk u dënua asokohe pasi nuk kishte prova të mjaftueshëm për të vërtetuar fajësinë e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 26/11/2022 06:52

    Cfar behet kshu shqiptart e shkret duhen hapur shpi publike kshu qe te ven atje njerez pa moral u ben me keq pleqt ne puno ketu co lek atyre ata i prishin me cin ti dali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump